Shqipëria nesër luan ndeshjen e fundit në kuadër të kampanjës kualifikuese për “Euro 2024”, ndaj Ishujve Faroe.
Para ndeshjes me Shqipërinë, në një konfrencë për media trajneri i Ishujve Faroe, Jakan Ericson ka folur rreth ndeshjes, shkruan Arbresh.info.
Ai ka thënë se do të provojë disa skena të reja për këtë ndeshje dhe nuk pretendon të prishë festën e kuqezinjëve.
“Ne nuk jemi këtu për ti prishur punë apo rezultatin Shqipërisë, por për të bërë mirë vetë e për të ecur përpara. Do të aplikojmë disa skema të reja në këtë ndeshje, që nuk kemi patur mundësi t’i provojmë”, tha Jakan Ericson.
Interesant ishte fakti që Ishujt preferuan që stërvitjen ta lejonin të lirë përgjatë gjithë kohës edhe në prezencën e mediave dhe jo siç veprohet zakonisht kur seanca zhvillohet me prezencën e mediave vetëm në 15 minutat e para të saj.
Kujtojmë që Shqipëria ka siguruar kualifikimin në Evropianin e vitit të ardhshëm që mbahet në Gjermani, teksa tani kërkon të sigurojë edhe vendin e parë në grup.
Shqipërisë i duhet së paku një barazim të sigurojë vendin e parë, teksa pas shtatë ndeshjeve ka 14 pikë ndërsa Ishujt Faroe kanë vetëm një pikë pas shtatë ndeshjeve./Arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?