Abdixhiku shprehu falënderim e mirënjohje për kontributin e të gjithë burrave e grave të LDK-së

15:06 | 19 Nëntor 2023
E.H

Delegatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës janë mbledhur sot në Pallatin e Rinisë për të mbajtur Kuvendin e 10-të Zgjedhor.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku në emër të gjithë delegatëve dhe të anëtarësisë së LDK-së shprehu falënderim dhe mirënjohje për kontributin e të gjithë burrave e grave të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të atyre që janë e të tjerëve që nuk janë në mesin e tyre, themeltarëve të shtëpisë së demokracisë, duke theksuar që të rreshtuar prapa atit themeltar të Republikës së Kosovës presidentit historik Doktor Ibrahim Rugovës, bënë gjithë rrugëtimin për liri,pavarësi, demokraci’

Abdixhiku ka folur për punën që është bërë në këtë parti dhe rezultatet që janë arritur në zgjedhjet e fundit lokale të mbajtur në Kosovë.

Ai ka theksuar se pas zgjedhjeve lokale janë marrë me çështje të brendshme të partisë.

Abdixhiku uroj delegatët e përzgjedhur për detyrën dhe përgjegjësinë që e kanë marrë, duke ju thënë se “keni marrë më të shenjtën dhe njëkohësisht me të shenjtën, besimin e anëtarësisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës”.

“Keni marrë detyrën e dërgimit të kësaj përgjegjësie drejt organeve të reja të partisë për t’i dhënë prirje e orientim gjatë katër viteve të ardhshme, jo vetëm LDK-së por edhe gjithë Republikës së Kosovës”, tha Abdixhiku.

Ai tha se zgjedhjet në LDK janë gjithmonë festë, sepse sipas tij ato manifestojnë vetë themelin e besimit ideologjik të LDK-së. Sipas, tij LDK programin politik e mban program kombëtar për Kosovën. Abdixhiku tha se LDK është rizgjuar edhe në mërgatë./rtk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme