Rikthehet lundrimi në brigjet e Adriatikut, nisen tragetet nga Porti i Durrësit dhe i Barit

12:04 | 19 Nëntor 2023
E.H

Pas një ndërprerjeje 24-orëshe të lundrimit në dy brigjet e Adriatikut, natën e kaluar tragetet e linjës u nisën nga të dyja portet detare, i Durrësit dhe Barit.

Pas rifillimit të lëvizjeve, transporti detar i udhëtarëve dhe mallrave me tragete mes këtyre dy porteve, iu rikthye normalitetit. Mëngjesin e sotëm dy tragetet nga Bari mbërritën në Durrës përkatësisht në orën 09:55 dhe 10:25.

Vonesa dyorëshe në mbërritje është rrjedhojë e nisjes nga Bari më vonë se orari i parashikuar, pasi pritën që të ulej forca e erës dhe dallgëzimi.

Ndërsa për tragetet nga Bari drejtimi i erës ka qenë jo fort i favorshëm në lundrim, trageti i linjës së Ankonës ka mbërritur në Durrës para orarit të parashikuar./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme