Britania e Madhe i ka dhuruar 37 mikrobusë dhe automjete elektrike Shqipërisë që kanë kushtuar 1.5 milionë paund, si pjesë e marrëveshjes për kthimin e të burgosurve shqiptarë.
Mes dy vendeve u ra dakord që 200 të burgosur në Angli e Uells të transferohen në Shqipëri për të vijuar për pjesën tjetër të dënimit.
“The Independent” shkruan se në këmbim qeveria britanike do të ndihmojë në “modernizimin” e sistemit të burgjeve shqiptare, transmeton Arbresh.info.
Marrëveshja pritet t’i kushtojë Ministrisë së Drejtësisë britanike rreth 8 milionë paund gjatë dy viteve.
Me këtë bashkëpunim, Britania ul kostot për të burgosurit që shkojnë deri në 40 mijë paund në vit për çdo të burgosur.
Rreth 500 mijë paund do të shpenzohen për 15 automjete elektrike, ndërsa 22 mikrobusë të rinj do t’i ofrohen shërbimit të burgjeve të Shqipërisë me një kosto prej më shumë se 1 milion paund.
Sekretari i Drejtësisë Alex Chalk deklaroi më herët se “publiku pret që kriminelët e huaj duhet të vuajnë dënimet e tyre jashtë shtetit, jo në burgjet tona në kurriz të taksapaguesit”.
Deri në fund të vitit 2022, raportohet se në burgjet e Anglisë dhe Uellsit ndodheshin 1,336 shqiptarë.
17 prej tyre janë të dënuar me burgim të përjetshëm dhe pritet që të transferohen të parët drejt Shqipërisë./Arbresh.info
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...
Arrestohet një person në Zveçan pasi i gjenden armë në shtëp...