Kylian Mbappe shënoi het-trik të shtunën mbrëma ndaj Gjibraltarit, duke kompletuar shifrën e 300 golave të shënuar në karrierë.
Kapiteni i Francës tashmë kishte shënuar dy gola teksa ekipi i tij filloi asgjësimin e kundërshtarit, por ai e ruajti më të mirën për golin e tij të tretë.
Teksa e pa që portieri ishte jashtë vijës së portës, Mbappe bëri një goditje pak më larg se gjysma e fushës duke kompletuar het-trikun personal në këtë takim dhe shifrën e 300 golave në karrierë në moshën 24-vjeçare.
Ai e arriti këtë shifër më shpejt sesa Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, dyshja që dominuan futbollin botëror për më shumë se një dekadë.
Messi shënoi golin e 300-të në karrierë në tetor të vitit 2021, kur atëherë ishte 25 vjeçar, ndërsa Cristiano Ronaldo e kapi këtë shifër kur kishte mbushur 27 vjet.
Reminder: Kylian Mbappe is still only 24 🔥 pic.twitter.com/npyGSbxGRQ
— GOAL (@goal) November 18, 2023
Mbappe pa dyshim që do tentojë që të arrijë numrin e golave të shënuar nga Messi dhe Ronaldo. Argjentinasi numëron 821 gola të shënuar gjatë karrierës së tij ndërsa portugezi 865 sosh.
Ylli i PSG-së tani është i treti në listën e golashënuesve më të mirë në histori të kombëtares franceze.
Mbappe do të paraqitet edhe një herë tjetër për Francën në ndeshjen e fundit të kampanjë kualifikuese për ‘Euro 2024’ ndaj Greqisë të martën, para se të rikthehet të luajë për PSG-në ku ata do të përballen me Monacon./Telegrafi/
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?
Çfarë personaliteti ka një Shigjetar?
Çaji i hudhrës – arsyet shëndetësore pse duhet të pini çdo m...
Celta Vigo në një finish dramatik ndal Barcelonën
Zelensky: Pres propozimet e Trump për t’i dhënë fund luftës
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...