Një grua ka ndërruar jetë në QKUK në Prishtinë, si pasoj e lëndimeve të rënda të marra nga një aksident trafiku që ka ndodhur në Kaçanik me datën 17.11.2023, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, shkruan Arbresh.info.
Ndërsa, nga ky aksident që ka ndodhur në premten në rrugën Kaçanik-Ferizaj, ka vdekur në po atë ditë dhe një person tjetër, ndërsa janë lënduar katër të tjerë.
“Magjistralja Fusha e Pajtimit-Kaçanik,17.11.2023-21:06. Më datën dhe kohën e lartcekur, viktima femër kosovare kishte pësuar lëndime trupore në një aksident trafiku dhe ka qenë duke marrë tretman mjekësor në QKUK-së. Më datë 18.11.2023 rreth orës 21:00 është konfirmuar se viktima e lartcekur ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Lexo edhe:
Aksidenti me fatalitet në rrugën Ferizaj-Kaçanik, Policia jep detaje shtesë
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...