Google ADS

Dyshohet se bëri vetëvrasje një person në Graqanicë, policia inicion rast për babain e tij

08:47 | 19 Nëntor 2023
E.H

Një person dyshohet se ka bërë vetëvrasje dje në Suvi Do të Graqanicës, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një gëzhojë të kalibrit 9mm, të cilat dyshohet se janë përdorur në rast, e që kanë qenë në pronësi të prindit të viktimës, shkruan Arbresh.info.

Trupi i viktimës është dërguar në IML për Obduksion.

Ndërsa, ndaj prindit të viktimës është iniciuar rasti ‘Posedim i paautorizuar i armës”.

“Suvi Do, Graqanicë 18.11.2023-21:40. Njësitet policore pas pranimit të informatës se një person është pa shenja jete, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur viktimën mashkull kosovar, i cili dyshohet se ka bërë vetëvrasje. Në vendin e ngjarjes njësitet policore kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një gëzhojë cal-9mm, e cila dyshohet se është përdorur. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”.

“Suvi-Do, Graqanicë 18.11.2023-21:40. Në lidhshmëri me rastin e më sipërm, në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti i lart-cekur, ndaj të dyshuarit-prindit të viktimës mashkull kosovar, i cili dyshohet se ka kryer vetëvrasjen pasi që arma-pistoleta e cila është gjetur në vendin e ngjarjes ka qenë në pronësi të prindit të tij. Rasti në proces hetimor”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme