Në shenjë pakënaqësie për orarin e ri që ka vendosur, Komuna e Prishtinë, sot të gjitha barnatoret në Prishtinë kanë vendosur të hapen nga ora 8:00.
Hapja barnatoreve do të bëhet në shenjë proteste, mirëpo qytetarët nuk do të kenë mundësi të blejnë barna dhe medikamente.
Barnatoret ditë më parë përmes një kërkesës dergjur Komunës, kanë kërkuar ndryshim të Rregullores për Plotësimin dhe Ndryshimin e Rregullores për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës të organizatave të biznesit në Komunën e Prishtinës 01. nr. 110-1203; pezullim të vendosjes së gjobave për barnatoret e Kryeqytetit, raporton RTKlive.
“Ne shenjë pakënaqësie për faktin se jemi vënë në pozitë të aktit të kryer, barnatoret e paraqitura në këtë ankesë do të organizojnë PROTESTË ditën e Diel datë 19.11.2023, duke i hapur barnatoret, por duke mos shitur barna, dhe atë çdo të diel deri në ndryshimin e kësaj rregulloreje dhe rikthimin e orarit të vjetër”, thuhet në kërkesën dërguar komunës së Prishtinës.
Sipas barnatoreve, kjo Rregullore ashpërson gjobat ndaj barnatoreve, prandaj është në kundërshtim me parimin kushtetues të proporcionalitetit në raport me dëmin që i shkaktohet shtetit.
Ndryshe 140 barnatore në kryeqytet kanë filluar punën me rregullore të re për ofrimin e shërbimeve 24 orë.
Kësisoj, për herë të parë në Prishtinë, barnatoret do të kujdestarojnëçdo ditë të javës, pesë barnatore janë kujdestare nga ora 21:00 deri në 07:00.
Ndërsa vikendit dhe festave, dhjetë barnatore do të punojnë 24 orë.
Osmani: Sllovenia është një nga aleatët dhe miqtë më të ngus...
Nesër mbahet mbledhja e përbashkët e kuvendeve Kosovë-Shqipë...
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...
Dëmtoi dorën aksidentalisht në makineri, ndërron jetë punëto...
Zelensky: Uniteti SHBA-BE, i domosdoshëm për ta ndalur Putin...