Google ADS

Godinat e vjetra në Shkodër marrin pamje tjetër, Rama: Me dashurinë për qytetin

08:15 | 19 Nëntor 2023
E.H

Godinat e vjetra në qytetin e Shkodrës të Shqipërisë, kanë filluar të marrin tjetër pamje.

Kjo fal artistëve, nxënësve dhe qytetarëve të cilët kanë marr furçat dhe penelat dhe kanë nisur të pikturojnë nëpër muret e vjetra, shkruan Arbresh.info.

Më një video nga Shkodra, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u ka uruar një të diele të mbarë qytetarëve.

“MIRËMËNGJES dhe me Shkodrën që merr ngjyra çdo ditë, ku siç e shihni në këto pamje, artistë, nxënës e qytetarë, me dashurinë për qytetin kanë marrë furçat dhe penelat, për t’i dhënë jetë godinave të vjetra, ju uroj një të diel të mbarë”, ka shkruar Rama në Facebook./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme