Google ADS

Ngrica të lehta dhe vranësira, parashikimi i motit për sot në Kosovë

07:10 | 19 Nëntor 2023
E.H

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se moti sot në vendin tonë do të jetë me ngrica të lehta dhe vranësira mesatare të përcjellura edhe me intervale kohore me diell.

Sipas IHMK-së, temperaturat do të lëvizin ndërmjet -3 deri 6 gradë, ndërsa maksimalja e ditës parashihet të lëvizë ndërmjet 3 deri në 6 gradë.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme