Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Sylvinho Campos ka shprehur lumturinë e tij për kualifikimin në EURO 2024, pas barazimit 1-1 ndaj Moldavisë, përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale.
Sylvinho ka theksuar se me kualifikimin realizohet ëndrra e një kombi, ndërsa nuk i ka kursyer falenderimet për të gjithë personat që kanë punuar për këtë arritje, përfshirë këtu edhe tifozët që nuk e kanë kursyer mbështetjen ndaj “shqiponjave”.
Postimi i plotë nga braziliani:
“Lumturi dhe krenari e madhe. Sigurimi i një vendi në EURO 2024 është padiskutim realizimi i ëndrrës së shumë njerëzve, ëndrrës së një Kombi. Pjesëmarrja në një moment të tillë gëzimi për popullin shqiptar është një burim i jashtëzakonshëm kënaqësie.
Faleminderit e mija shkojnë për shumë njerëz: për futbollistët, të cilët kuptuan dhe mbështetën idetë tona dhe gjithmonë luajtën me shpirt dhe zemër.
Për pjesëtarët e stafit teknik dhe administrativ, të cilët punuan intensivisht dhe u kujdesën për çdo detaj gjatë të gjithë këtij rrugëtimi.
Për drejtuesit dhe punonjësit e Federatës, që kanë bërë gjithçka që puna jonë të bëhej në perfeksion.
Për fansat, për mbështetjen e tyre jetike brenda dhe jashtë shtëpisë tonë.
Për familjen time, që janë baza e gjithçkaje që bëj dhe më japin mbështetje që të bëj punën time me dashuri dhe dedikim!
Për këdo që direkt apo indirekt ka qenë pjesë e kësaj historie të mrekullueshme.
Euro 2024 është këtu tani.
Forca Shqipëri”
View this post on Instagram
Kadriu: S’ka më marrëveshje ku lëndohet shtetësia
‘Hallall apo haram?’, Xuxi vazhdon diskutimin për legalizimi...
Dardan Kapiti vazhdon me Trepçën edhe për dy vite
Vrasja e Marigona Osmanit, Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu s...
Laporta “godet” La Ligan dhe federatën lidhur me...
Mbi 1 milion euro transaksione të paligjshme, arrestohet tur...