Kosova luan në udhëtim ndaj Zvicrës në kuadër të kualifikimit për e Euro 2024.
Kualifikimi është shumë i vështirë për Kosovën, pothuajse i pamundur pasi do të duhej që ata të fitonin dy ndeshjet e mbetura dhe të shpresonin në një humbje të Zvicrës ndaj Rumanisë.
Kosova ka me mungesa të shumta sonte, ndërsa u bë e ditur se Arijanet Muric, Milot Rashica dhe Ermal Krasniqi nuk do të jenë në dispozicion të trajnerit Primozh Gliha.
Kosova paraqitet me sistemin 3-5-2, formacion që edhe më herët ka përdoru selektori, shkruan Arbresh.info
Tanimë janë publikuar formacionet nga dy kombëtaret.
Ndeshja do të fillojë në ora 20:45.
Formacionet zyrtare:
Kosova: Bekaj; Krasniqi, Aliti, Dellova; Berisha, Vojvoda, Zyba, Muslija, Hadërgjonaj; Rashani, Bytyqi.
Zvicra: Sommer, Commert, Akanji, Elvedi, Garcia, Zakaria, Xhaka, Freuler, Shaqiri, Okafor, Vargas.
/Arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...