Në një hapësirë prej 30 hektarësh, ju presin 30 kuaj për kalërim në Kamenicë, shumica e tyre janë të racës arabe.
Një xhiro me kuaj është një mundësi e mirë për të shijuar bukurit e natyrës në këtë zonë që është mjaft e frekuentuar në çdo stinë të vitit, ku po “rrëmben” zemrat e shumë vizitorëve, raporton Arbresh.info.
Brenda fermës “Joni Ranch” rriten dhjetëra kuaj të ndryshëm jo vetëm nga raca por edhe nga ngjyra të importuar nga shtetet evropiane.
Çdo port ka numrin dhe emrin e pronarit të stallës.
Për të përjetuar këtë eksperiencë fantastike ju duhet të paguani 10 deri në 15 euro për një orë.
Jeton Biqkaj menaxher në këtë kompleks, thotë se është investim i një bashkatdhetari nga Zvicra i cili me kursimet e veta ka investuar këtu, ku të punësuar ka rreth 23 punëtorë.
“Unë jam Jeton Biqkaj, jam menaxher ne kompleksin “Joni Ranch” këtu në Kamenicë. Ranchi ekziston që nga viti 2020, për çdo vit po shkon duke u zgjeruar me investime të tjera që janë duke u bërë në vazhdimësi. Ky është investim i një bashkatdhetari, Nexhmedin Hyseni, i cili me kursimet e veta me punën e tij i cili jeton në Zvicër ka investuar këtu në këtë Ranch, ku punojnë minimum 23 punëtorë”, thotë Biqkaj.
Sipas, Biqkajt, ajo se çfarë e bënë më të veçantë këtë resort është edhe stalla e kuajve dhe një mini-kopsht zoologjik.
“Këtu si resort më të veçantin e kemi stallën e kuajve arab, pastaj restorantin dhe kemi një mini-kopsht zoologjik, po ashtu edhe stallën e deleve”, tregon ai.
Këtu ofrohet kalërimi në natyrë dhe kalërimin brenda në poligon për fëmijë.
“Përveç shërbimeve të gastronomisë që ofrojmë ne ofrojmë edhe kalërimin në natyrë kalërimin brenda për fëmijë, sepse kemi edhe kuajt të racës së pastër arabe të cilët kryesisht janë të blerë nga Evropa, Gjermania, Belgjika dhe shtetet e tjera. Gjithashtu edhe disa qytetarë tjerë ose disa stalla tjera janë furnizuar nga ne, kemi blerës jo vetëm nga Kosova por edhe nga Maqedonia, Medvegja, Bujanovci edhe disa pjesë të tjera të Shqipërisë”, thekson ai.
Gjithashtu, në këtë resort, është edhe shkolla e kalërimit, për të cilën ka mjaft interesim nga vizitorët.
“Kalërimi në natyrë është mjaft atraktiv e cila është një atraksion i jashtëzakonshëm. Po ashtu edhe shkollën e kalërimit e kemi në kuadër të kësaj ku kemi mjaft të interesuar ku sidomos nga ata që jetojnë jashtë vendit ja dinë rëndësinë më shumë, kur vijnë fëmijë në shkollën e kalërimit vijnë për kalërim dhe përgatiten në të gjitha hapat”, shprehet ai.
Trajnuesi dhe instruktori, Bashkimi Isufi, thotë se në këtë resort janë 30 kuaj, ku gjithsej 25 kuaj janë të racës arabe dhe të importuar nga shtetet evropiane.
“Këtu kemi gjithsej 30 kuaj, afro 25 kuaj janë të racës arabe, racë e pastër me pedigre. Janë kryesisht të importuar prej Belgjikës, Austrisë por kryesisht prej Evrope. Kemi maza që kanë lind këtu dhe ne bëjmë edhe shitjen e tyre”, thotë ai.
Sipas Isufit, një krijesë e tillë dëshiron mjaft kujdes dhe përkushtim.
“Nëse e don një krijesë të tillë dhe e bënë me shumë përkushtim nuk është e vështirë, megjithëse e duan një përkujdesje mjaft të madhe, sepse nuk duhet të lihet pas dore në asnjë mënyrë. Ky është kali me emrin “Elizar” ky ka qenë kampion në një regjion të Amerikës kur ka qenë si njëvjeçare. Këta kuaj marrin pjesë në gara dhe ne kemi kapacitet dhe kemi kuaj të mirë për gara. Për fëmijë kemi poligonin brenda mbajmë edhe trajnime, por gjithashtu kemi kalërim edhe në natyrë për të rritur”, thotë Isufi./Arbresh.info/Edona Krasniqi/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?