Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi bashkë me nënkryetarin e kësaj partie, Uran Ismaili kanë vizituar ish presidentin Hashim Thaçin dhe ish kryeparlametarin Kadri Veselin.
Krasniqi duke folur për vizitën atje, tha se i gjetën ballëlartë si gjithmonë dhe me Kosovën në mendje e zemër.
“Bashkë me Uranin, vizituam përsëri në Hagë, Presidentin Hashim Thaçi e Kryetarin Kadri Veseli. Dyert e hekurta, korridoret e gjata e muret e larta, çdo ditë e më shumë po e humbasin betejën kundrejt zemrave, besimit dhe kurajos së çlirimtarëve tanë.
I gjetëm të gjithë bashkë ballëlartë – si gjithmonë – dhe me Kosovën në mendje e zemër, që vazhdon t’i frymëzojë, t’i mbajë të fortë e krenarë secilin”, shkruan Krasniqi.
Tutje ai shkruan se është gjithmonë pranë tyre, deri në ditën e triumfit të drejtësisë.
“Gjithmonë me ta dhe pranë tyre, deri në ditën e shumëpritur të triumfit të drejtësisë! Sepse, dielli do të lind përsëri”, shkruan ai./Arbresh.info/
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi
Agjenda e aktiviteteve për shënimin e 17-vjetorit të Pavarës...