Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla e ka nisur ditën me emocionet e djeshme, ku Kombëtarja shqiptare siguroi kualifikimin në EURO 2024.
“Mirëmëngjes, dhe me emocionet që i dhuruan çdo shqiptari kudo që jeton e punon djemtë e kombëtares kuq e zi në Moldavi, duke e çuar Shqipërinë zyrtarisht në europianin e Gjermanisë, ju uroj një fundjavë të qetë”, shkruan Balla krahas videos që ka ndarë në Facebook.
Kombëtarja shqiptare e futbollit e ka siguruar edhe matematikisht pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian, që mbahet në Gjermani vitin e ardhshëm.
Shqipëria barazoi 1:1 në udhëtim te Moldavia, pikë e cila mjaftoi të sigurojnë biletën për kualifikimin në “Euro 2024”./Arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?