Një i vdekur dhe pesë të lënduar në një aksident në rrugën Kaçanik-Ferizaj

23:44 | 17 Nëntor 2023
K.B

Një person ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti në rrugën Kaçanik-Ferizaj.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënës i Policisë Rajonale në Ferizaj, Qazim Reka.

Ai tregoi se në aksident janë përfshirë tre vetura.

“Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar gjashtë persona njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë”, tha Reka.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme