Italia fiton nga Maqedonia e Veriut dhe shton gjasat për kualifikim

22:59 | 17 Nëntor 2023
K.B

Italia e ka deklasuar Maqedoninë e Veriut, duke e mposhtur 5-2, dhe për momentin “auxurrët” kanë kappur vendin e dytë në grup duke e larguar Ukrainën prej aty.

Darmian (17′), Chiesa (41′, 45+3′), Raspadori (81′), Shaarawy (90+3′) kanë realizuar për fitoren e italianëve, derisa për maqedonasit kanë shënuar Atanasov (52′, 74′).

Ndërsa Danimarka ka fituar kundër Sllovenisë 2-1 dhe ia ka marrë primatin e liderit në grup.

Anglia nuk e ka pasur vështirë kundër Maltës, duke e mposhtur 2-0.

Republika Çeke ka nxjerrë barazim me Poloninë në Varshavë, duke arritur që të jetë pas Shqipërisë në renditje.

Gjithashtu edhe Finlanda ka fituar thellë kundër Irlandës Veriore 4-0 dhe Kazakistani kundër San Marions 3-1./rtk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme