Pacolli: Me flamurin shqiptar drejt Kampionatit Evropian në Gjermani

21:49 | 17 Nëntor 2023
K.B

Ish presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka uruar Kombëtaren shqiptare për kualifikimin në EURO 2024.

“Me flamurin shqiptar drejt Kampionatit Evropian në Gjermani. Shihemi atje! Urime gjithëve”, shkruan Pacolli në Facebook.

Kombëtarja shqiptare e futbollit e ka siguruar edhe matematikisht pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian, që mbahet në Gjermani vitin e ardhshëm.

Shqipëria barazoi 1:1 në udhëtim te Moldavia, pikë e cila mjaftoi të sigurojnë biletën për kualifikimin në “Euro 2024”./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme