“Gjimshiti shembull”, Sylvinho: E kam për nder që jam trajner i Shqipërisë, ka pasion në punë tonë

20:57 | 17 Nëntor 2023
K.B

Pas kualifikimit të Shqipërisë në Europian, trajneri Sylvinho foli në emisionin Kuqezi teksa theksoi se e ka për nder që është trajner i kuqezinjve.

Ndër të tjera, braziliani shtoi se ka shumë pasion dhe dashuri në punën që bën ai dhe stafi dhe nuk ka të bëjë vetëm taktika.

“Meritë e djemve dhe të gjithë njerëzve që na kanë mbështetur, është nder të jem trajneri i kombëtares së Shqipërisë dhe të ndjej pasionin e njerëzve. Gjithçka është shumë e bukur. Nuk është vetëm Sylvinho, është Zabaleta, Doriva, Bulku i gjithë stafi. Më shumë se taktika është pasioni dhe dashuria për futbollin, ka pasion në punën tonë. Rezultati nuk vjen shpejt, ne kemi bërë një punë të mirë dhe kemi marrë rezultat, është një kombinim i mirë.

Moldavia po luante për gjithçka, nuk kishin çfarë të humbnin. Luanin me topa të gjatë dhe ishte e vështirë, ata nuk kanë humbur në shtëpi. Kanë humbur vetëm një ndeshje në kualifikuese, kundër nesh në Shqipëri.

Kombëtarja është e hapur për lojtarë të rinj, kemi një skuadër të konsoliduar, por kjo është puna e një kombëtareje, jemi gati të presim lojtarë që janë në formë.

Mbërrin Gjimshiti- Ky djalosh e meriton shumë këtë moment,është shembull për të gjithë ne./ Super Sport

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme