Parashikimi i motit për vikend

20:18 | 17 Nëntor 2023
K.B

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se të shtunën në vendin tonë do të jetë moti me vranësira dhe erëra të forta.

Në viset e ulëta, kryesisht në veri, veriperëndim dhe perëndim parashihen riga shiu.

Temperaturat maksimalet të ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius.
“Të shtunën vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik. Kjo situatë meteorogjike do të kushtëzoj mot me vranësira dhe erëra mesatare deri të forta, nga drejtimi i veriperëndimit dhe veriut. Në viset e ulëta, kryesisht në veri, veriperëndim dhe perëndim parashihen riga shiu, ndërsa në viset e larta fjolla të dobëta bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius”, njofton IHMK.

Ndërsa të dielën do të jetë mot me ngrica të lehta dhe vranësira mesatare të përcjellura edhe me intervale kohore me diell.

Temperaturat maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius.

“Të dielën mot me ngrica të lehta dhe vranësira mesatare të përcjellura edhe me intervale kohore me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme”, njofton IHMK./Arbresh.info/

Të ngjashme