Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim Kryetarin e Shoqatës së të Verbërve të Kosovës, Daut Tishuki.
Në takim u theksua rëndësia e informimit të komunitetit të personave të verbër rreth liberalizimit të vizave dhe rregullave të lëvizjes pa viza në zonën Shengen.
Po ashtu, u fol edhe mbi përgatitjen e dokumenteve relevante për çështjet integruese në shkrimin Braj dhe format alternative, si dhe implementimi i plotë i ligjit për personat e verbër, si imperativ për një shoqëri demokratike dhe gjithëpërfshirëse.
Qeveria e Republikës së Kosovës vazhdon të angazhohet maksimalisht për të ofruar mbështetje konkrete e adresuar tematikat e ndërlidhura me personat me nevoja të veçanta./Arbresh.info/
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?