Balla takim me kryeministrin e Moldavisë: Do të përmbyllim së shpejti marrëveshjet në fushën e sigurimeve

15:32 | 17 Nëntor 2023
E.K

Në vijim të vizitës zyrtare në Moldavi, Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla dhe Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Ëngjëll Agaçi, u pritën në një takim nga Kryeministri i Moldavisë, Dorin Recean në Chişinău.

Përmes një postimi në Facebook, Balla, njofton se gjatë këtij takimit u diskutua lidhur me përmbylljen e tre marrëveshjeve mes dy vendeve, atë të sigurimeve shoqërore, marrëveshjen për njohjen e ndërsjelltë të lejeve të drejtimit si dhe të notave dhe diplomave./Arbresh.info

Të ngjashme