Ministri për Evropë dhe Punë të Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani është takuar me Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (ANEA), Rafael Grossi.
Në këtë takim Hasani ka konfirmuar mbështetjen dhe angazhimin e Shqipërisë për të punuar së bashku me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, veçanërisht në kuadër të Kornizës së re të Programit Vendor për 2024-2030.
Tutje, Hasani është shprehur falënderues për Drejtorin Grossi dhe Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike për ndihmën e dhënë pas tërmetit të vitit 2019, gjatë pandemisë COVID-19 dhe për mbështetjen e vazhdueshme të paçmuar për Shqipërinë./Arbresh.info
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele