Google ADS

Diplomon “Gjenerata 11-2023″ e liderëve të rinj, Maqedonci: Nënoficerët janë shtylla e ushtrisë

14:40 | 17 Nëntor 2023
E.K

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, njofton se në kuadër të shkollimit të nënoficerëve, sot diplomoi “Gjenerata 11-2023” e liderëve të rinj.

Përmes një postim i në Facebook, Maqedonci shkroi se FSK-ja po vazhdon hapat e saj drejt zhvillimit dhe ngritjes së kapaciteteve të përgjithshme ushtarake sipas standardeve të vendeve anëtare të NATO-së.

“Nënoficerët janë shtylla e ushtrisë. Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në kuadër të shkollimit të nënoficerëve, sot diplomuan “Gjenerata 11-2023”e liderëve të rinj. Për shtatë javë edukim, stërvitje, sfidë, kalitje dhe testime individuale e ekipore, sot u përmbyll me sukses “Kursi i Avancuar për Lider”, gjenerata 11-2023. FSK po vazhdon hapat e saj drejt zhvillimit dhe ngritjes së kapaciteteve të përgjithshme ushtarake sipas standardeve të vendeve anëtare të NATO-së”, përfundoi Maqedonci./Arbresh.info


Të ngjashme