Google ADS

Xhaferi: Zgjerimi i BE-së është një nga politikat më të mira të Unionit si nevojë gjeostrategjike

14:22 | 17 Nëntor 2023
E.K

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, tha se zgjerimi i Bashkimit Evropian është një nga politikat më të mira të Unionit si nevojë gjeostrategjike dhe është investim afatgjatë për gjithë Evropën në kuptimin politik, të sigurisë dhe atë ekonomik.

“Zgjerimi i Bashkimit Evropian është një nga politikat më të mira të Unionit si nevojë gjeostrategjike dhe është investim afatgjatë për gjithë Evropën në kuptimin politik, të sigurisë dhe atë ekonomik. Besoj se si shtete kemi treguar se mund të ballafaqohemi me sfidat e procesit të integrimit me çka konfirmuam se jemi partnerë seriozë në këtë projekt të përbashkët, theksova në fjalimit tim në Budapest”, shkroi Xhaferi./Arbresh.info

Të ngjashme