Krerë të institucioneve, deputetë të Kuvendit të Kosovës, Shqipërisë e Maqedonisë, e përfaqësues të Parlamentit të Bosnjë Hercegovinës, Bullgarisë, Kroacisë, janë mbledhur për të diskutuar rreth integrimit në Bashkimin Evropian.
Në fokus të këtij takimi është edhe bashkëpunimi rajonal, angazhimi i diasporës e marrëdhëniet ndërkombëtare.
Me këtë rast, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se Kosova është e vendosur në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Ndërkaq, derisa sipas Bislimit Rusia po tenton të destabilizojë situatën në rajon, aleancat mes shteteve janë të nevojshme.
“Takimi i sotëm është dëshmi e fuqishme e bashkëpunimit të shteteve tona në orientimin e vlerave evropiane e perëndimore. Integrimi evropian nuk është qëllim në vete por rrugëtim transformues për ne. Angazhimi ynë për përmbushjen e kritereve që janë vendosur nga Bashkimi Evropian është i palëkundur. Zgjerimi i BE-së nuk është thjeshtë zgjerim gjeografik. Për aq kohë sa jemi në këtë rrugë duhet të njohin sfidat që paraqiten për ne. Kosova tashmë që shtatë vite ka marrëveshje formale me BE-në dhe zbaton Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit. Tërë kapacitetet tona janë vënë në shërbim të zbatimit të reformave që dalin nga mekanizmat e BE-së. Rrugëtimi ynë drejt Bashkimit Evropian është dëshmi e vendosmërisë tonë. Rajoni ynë po përballet me tentativa destibilizuese që regjisorin e kanë në Rusi, por akterët tjerë janë nga rajoni. Ne operojmë në një ambient ku aleancat kanë rëndësi. Andaj pozita e Kosovës në rajon nuk ndërlidhet vetëm me interesin kombëtar por edhe kontributin që ne mund të japim për paqen, sigurinë dhe zhvillimin”, shtoi ai.
Ndërkaq, ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, kërkoi që të gjitha shtetet e rajonit të jenë të njëzëshme në rrugën e përbashkët drejt BE-së.
E këtu, ajo s’la pa përmendur as rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës.
“Kosova ka nisur një rrugë vitin e kaluar drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës, andaj ju falënderoj për mbështetjen që na keni dhënë. Ju e dini që rruga jonë nuk ka qenë e lehtë deri në marrjen e vendimit të Këshillit Ministror. Shpresojmë që pasi të vijnë raportet e raportuesve ne të kemi mundësi që shumë shpejt të marrim opinionin e asamblesë./rtk
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...