Google ADS

Kosova niset drejt Bazelit, kërkojnë fitore ndaj Zvicrës

10:45 | 17 Nëntor 2023
KRG

Kombëtarja e Kosovës sot është nisur drejt Bazelit të Zvicrës, ndërsa nesër do të zhvillojë ndeshje ndaj Kombëtares së Shqipërisë, ndeshje kjo e vlefshme për fazën e kualifikimeve për “Euro 2024”.

Federata e Futbollit të Kosovës, ja publikuar pamje të “Dardanëve” në aeroportin ndërkombëtarë “Adem Jashari”, shkruan Arbresh.info.

Ndeshja Kosovë-Zvicër, do të zhvillohet në stadiumin “St. Jakob-Park” nesër më fillim nga ora 19:00.

Ndërsa synimet e Kosovës janë që të shënojnë fitore në mënyrë që të mbajnë shpresa për kualifikim tutje.

Kurse Zvicra aktualisht gjendet në pozitën e parë, mirëpo dëshirojnë të shkëputet nga pozita e dytë, ku gjendet Rumania me pikët e barabarta. /Arbresh.info/

Të ngjashme