Tifozi i mirënjohur shqiptar, Ismail Morina, i njohur ndryshe si “Ballisti” ka bërë një postim në lidhje me ndeshjen Moldavi – Shqipëri, e vlefshme për kualifikimet për Kampionatin Evropian 2024.
Moldavia dhe Shqipëria takohen të premten nga ora 18:00, në ndeshjen shumë të rëndësishme për dy ekipet kombëtare.
“Ballisti” me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se futbollistët shqiptar do t’i presin në Tiranë.
Sipas tij, është problematike udhëtimi në Moldavi, pasi që siç ka shkruar ai “Putini me Interpol Beogradin kanë rreze veprimi në ato anë”.
“Djelmoshat i presim n’Tiranë, problem trasferta n’Moldavi, Putini me Interpol Beogradin kanë rreze veprimi n’ato anë. Ndërkohë djelmoshave u urojmë ma t’mirën. Forca Shqipëri” – ka shkruar ai në Facebook./LN
Përfundon dëshminë dëshmitari i 105-të në rastin Thaçi dhe t...
Aksident trafiku në Sllatinë, lëndohen dy persona
Çka po i mungon Rovenës brenda shtëpisë
Arrestohet një person në Prishtinë, ishte dënuar me dy vite ...
Barcelona në gatishmëri, Napoli është gati të shesë Kvaratsk...
Lela dhe Leo diskutojnë për raportin e tyre