Hasani takon sekretaren e OSBE-së në Vjenë: Partner themelorë për Shqipërinë dhe popullin tonë

21:08 | 16 Nëntor 2023
E.H

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani ka takuar në Vjenë Sekretaren e Përgjithshme të OSBE-së, Helga Schmid.

Me anë të një postimi në Facebook, Hasani tha se ka përforcuar mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për punën jetike të OSBE-së në promovimin e paqes dhe sigurisë, përcjell Arbresh.info.

“OSBE mbetet një partner i besueshëm dhe themelor për Shqipërinë dhe popullin tonë. Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka dhënë një kontribut të shquar afatgjatë në rrugëtimin reformues të vendit.”

“Mirënjohje për Sekretaren e Përgjithshme Schmid për udhëheqjen e saj të jashtëzakonshme dhe parimore në këto kohë sfiduese, duke përfshirë promovimin e Agjendës së Grave, Paqes dhe Sigurisë”, ka shkruar Hasani./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme