Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se rritja e buxhetit të Policisë së Kosovës, ka qenë më e larta ndonjëherë.
“Dua ta theksoj dallimin te buxheti i Policisë së Kosovës, ku në vitin 2023 në buxhet kanë qenë 12 milionë e 667 mijë euro, ndërkaq në vitin 2024 parashihen 21 milionë e 707 mijë euro. Kjo është rritja më e madhe ndonjëherë”, ka thënë Sveçla.
“Në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka rritje të buxhetit për 97% për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, për Policinë Kosovës 17%, për Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit 16% dhe kështu me radhë në agjencionet tjera. Totali në investime kapitale është 5,8 milionë, do të thotë rritje prej 3,8 milionësh”, ka deklaruar Sveçla, raporton rtk.
Sveçla ka thënë se janë planifikuar 4.5 milionë investime kapitale në siguri kibernetike, e që sipas tij, janë 700 mijë euro më shumë sesa në vitin paraprak.
Buxheti i Agjencisë së Kosovës për Forenzikë do të jetë 1.7 milionë euro, e që sipas Sveçlës kjo nënkupton rritje në investime kapitale prej 371 mijë euro dhe 113 mijë euro për ndërtimin e objektit.
Xhelal Sveçla në replikën e tij ndaj komenteve të deputetëve nga opozita ka deklaruar se prokurimin e pajisjeve e bën Policia e Kosovës dhe jo Ministria e Punëve të Brendshme. Ai ka përmendur disa prej kontratave të cilat janë lidhur për blerje të pajisjeve për zyrtarët e këtij institucioni.
“Katër kontrata aktive për llojet e uniformave janë dhe në vazhdimësi bëhen blerjet. Një kontratë është aktive për çizme prej 750 mijë eurosh, 9 milionë euro janë investuar në pajisje vitin e kaluar, janë 2.8 milionë euro furnizim me uniforma taktike të cilat janë në proces dhe janë në 1.2 milionë euro furnizim me këpucë të cilat gjenden në Organin Shqyrtues të Prokurimit”, ka deklaruar Sveçla.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...