Google ADS

Osmani në samitin më të madh të teknologjisë “Web Summit”: Kosova shembull inspirues

17:57 | 16 Nëntor 2023
E.K

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në samitin më të madh të teknologjisë në botë, në Web Summit që po mbahet në Lisbonë.

Gjatë këtij takimi , Osmani ka deklaruar se sektori gjithnjë e në rritje i teknologjisë në Kosovë, e pozicionon vendin tonë si një shembull inspirues në sektorin e teknologjisë informative.

“Sektori gjithnjë e në rritje i teknologjisë në Kosovë, i udhëhequr nga energjia e jashtëzakonshme e rinisë sonë, e pozicionon vendin tonë si një shembull inspirues në sektorin e teknologjisë informative”, tha Osmani.

Tutje, Osmani u shpreh se teknologjia duhet të jetë gjithnjë në shërbim të njerëzimit dhe jo ta mbizotërojë atë.

“Mirëpo, teknologjia duhet të jetë gjithnjë në shërbim të njerëzimit dhe jo ta mbizotërojë atë. Duhet të jemi gjithnjë e më të angazhuar për të garantuar gjithëpërfshirjen, diversitetin dhe etikën në çdo hap të këtij rrugëtimi transformativ”, përfundoi Osmani./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme