Enver Hoxhaj, deputet në Kuvendin e Kosovës, dhe ish-ministër i Jashtëm, tha se kishte nisur ta kuptonte më mirë Rusinë gjatë negociatave të mbajtura në Vjenë, të udhëhequra nga Marty Ahtisaari.
Demokraci për Zhvillim (D4D) ka organizuar sallonin me temën “Në mes vazhdimësisë dhe ndryshimit: Ndikimi rus dhe sfidat e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, që nga lufta në Ukrainë”. I ftuar për të diskutuar këtë temë ishte ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili poashtu së fundmi ka botuar librin “Përplasja e Madhe” që ka të bëjë me luftën e Rusisë ndaj Kosovës.
“Erdha në përfundimin se ajo që thoshte Rusia dhe ajo që bënte janë krejt diçka tjetër”, u shpreh Hoxhaj.
Sipas deputetit të PDK-së, Rusia e sheh Ballkanin ashtu sikur e shihte para 200 vitesh.
“Rusia mund të kuptohet nga këndvështrimi i shekullit të 19-të dhe 20-të. Ata e shohin rajonin si një platformë për konkurrencë me Perëndimin”.
Hoxhaj shtoi se kur ndodhi agresioni rus kundër Ukrainës, të gjithë mendonin se lufta do të jetë e shkurtër.
“Ne duhet të kuptojmë se lufta në Ukrainë do të jetë në një farë mënyre një luftë e papërfunduar. Edhe nëse do të kishim një paqe nga fundi i vitit 2023 ose fillimi vitit 2024, Rusia do të kthehet përsëri dhe do të sulmojë përsëri Ukrainën pas disa vitesh. Sepse këtë e kemi edhe në atë që po ndodh tani në luftën e Gazës. Është një lloj lufte e papërfunduar”, tha Hoxhaj.
“Në histori kemi periudha të ngurta, kur nuk mund të ndodhin ndryshime. Mu për këtë, Ballkani dhe BE-ja duhet të presin të përfundojë lufta në Ukrainë”, theksoi Hoxhaj./Arbresh.info
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...