Shqipëria nesër luan njërën nga “dy finalet” e fundit për kualifikim në Evropianin e vitit të ardhshëm në Gjermani.
Në konferencë për media, ka folur kapiteni i kombëtares Berat Gjimshiti, shkruan Arbresh.info.
Fillimisht ai ka folur për përjetimet e Evropianit të 2016 në Francë, atëbotë Shqipëria u kualifikua për herë të parë në histori.
“Po, ka kujtime dhe më vijnë në mendje ato momente të bukura e pozitive. Ka qenë një ndjenjë shumë e mirë dhe sigurish tqë duhet ta përsëritim. Ka shumë lojtarë që nuk e kanë përjetuar, por sigurisht që kemi ardhur këtu për të dhënë gjithçka në fushë”, tha fillimisht Gjimshiti.
Tutje ai foli lidhur me ndeshjen që luan nesër Shqipëria, të cilën e cilëson si të vështirë.
“Ka qenë shumë e vështirë, si në të gjithë ndeshjet. Ne kemi vuajtur shumë edhe në ndeshjen e parë ndaj tyre dhe u zhbllokuam në minutën e 60’ me atë gjuajtje perfekte të Asanit. Megjithatë e kemi vlerësuar maksimalisht këtë takim, për të marrë më të mirën dhe shpresoj t’ia dalim”, shtoi kapiteni.
Ai tregoi se do të hyjnë vetëm për fitore në këtë sfidë.
“Ne luajmë gjithmonë për fitore dhe atë do të bëjmë edhe nesër. Shpresoj që t’ia dalim të marrim tre pikët, pasi jemi përgatitur shumë për të”, përfundoi Gjimshiti.
Kujtojmë se Shqipëria është në vendin e parë me 13 pikë kurse Moldavia është e katërta me nëntë./Arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...