Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka takuar të enjten në Bruksel zëvendësdrejtorin menaxhues për Evropë në EEAS, Marko Makovec.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka bërë të ditur se në këtë takim është diskutuar për zhvillimet aktuale në Kosovë e rajon dhe për procesin e integrimit evropian, me theks të veçantë për Pakon e Zgjerimit 2023 dhe Planin e Ri të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.
Krasniqi në këtë takim ka kërkuar që Bashkimi Evropian t’i heqë masat ndëshkuese ndaj Kosovës.
“Edhe në këtë takim, kërkova që Bashkimi Evropian t’i heqë masat ndëshkuese ndaj Kosovës, të cilat po i dëmtojnë qytetarët tanë”, përfundoi Krasniqi./Arbresh.info
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...