Qytetarët e Kosovës, kanë shprehur shqetësimin e tyre për gjykimin e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke kërkuar edhe lirimin e tyre.
Krerët e UÇK-së janë duke u gjykuar në Hagë, ndërsa sot mbrojtja e Kadri Veselit përmes avokatit Ben Emmerson ka thënë se klienti i tij i ka kërkuar që të bëjë të qartë publikisht se ai nuk ka bërë dhe nuk bënë asnjë pretendim kundër dëshmitarit Sadik Halitjaha, shkruan Arbresh.info.
Një qytetar për Arbresh.info ka thënë se vetë “Ushtria Çlirimtare e Kosovës” është një diamant për vendin tonë.
“Më të thënë të vërtetën, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, UÇK, janë tri shkronja, ato shkronja janë diamant i Republikës së Kosovës, nuk ka çmim që mund ta përshkruaj këtë emër. Krerët tonë, për fat të keq janë në hagë, aty duhet të shkojë serbët, të cilët na i kanë vra nënat, baballarët vëllezërit tonë dhe na i kanë dhunuar motrat tona, ata duhet me qenë në këtë gjykatë, ndërsa krerët duhet të kthehen të vendin tonë, në Kosovë. Ata janë të pafajshëm”.
Ndërsa një qytetar tjetër, është shprehur se kjo gjykatë është e padrejtë, ndërsa është shprehur se ish-Kryeparlamentari, Kadri Veseli i mungon skenën politike.
“Kadri Veseli i mungon skenës politike edhe atë shumë, arsyeja është se ka qenë luftëtarë, ka luftuar për vend të vetin dhe ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për këtë vend”.
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, më 5 nëntor të vitit 2020 bëri të ditur se kishte bërë të gjitha aranzhimet e nevojshme që vullnetarisht të udhëtonte drejt Hagës, pasi ishte njoftuar se ka aktakuzë të konfirmuar ndaj tij nga Dhomat e Specializuara.
Ai kërkoi nga qytetarët e Kosovës të tregonin respekt për autoritetet e drejtësisë, pasi theksoi se “ky proces ka për qëllim të arrijë tek e vërteta”.
Më 10 nëntor të vitit 2020, në paraqitjen e parë para Speciales, Veseli u deklarua i pafajshëm për të gjitha akuzat.
Veseli në kohën kur iu konfirmua aktakuza udhëhiqte Partinë Demokratike të Kosovë (PDK)s, që aktualisht është subjekti më i madh opozitar në Kosovë. Paraprakisht, ai kishte qenë edhe kryetar i Kuvendit të Kosovës.
Ndërkaq, sa i përket luftës dhe në fillim të pasluftës, sipas dokumenteve të Gjykatës Speciale, Veseli thuhet se ka qenë anëtar i drejtorisë politike të UÇK-së dhe shef i shërbimit të zbulimit të UÇK-së. Po ashtu thuhet se Veseli ka qenë ministër i Shërbimit Informativ në Qeverinë e Përkohshme dhe shef i Shërbimit Informativ të Kosovës./Arbresh.info/
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK