Në mbledhjen e 173-të të Qeverisë së Kosovës është marrë vendim edhe për nisjen e procedurave për blerjen e ndërtesës së Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në Strasburg të Francës.
Në këtë rast, Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se prania e përhershme në Strasburg është dëshmi dhe gatishmëri tjetër e Kosovës për anëtarësim dhe kontribim në Këshillin e Evropës, përcjell Arbresh.info
“Nisëm procedurën e blerjes së ndërtesës së Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Strasburg, Francë. Prania e përhershme diplomatike në Strasburg është edhe një dëshmi tjetër e gatishmërisë dhe seriozitetit të Republikës së Kosovës për procesin e anëtarësim të saj dhe kontributin në Këshillin e Evropës”, ka shkruar Kurti në Facebook./Arbresh.info
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin