Policia e Kosovës ka arrestuar një person nga fshati Shirokë i Suharekës, pasi dyshohet se ai ka vjedhur paratë në një xhami.
Rasti ka ndodhur sot( e enjte) në rrugën “Brigada 123” në Suharekë.
Policia njofton se te i dyshuari A. T. 31 vjeçar janë gjet edhe dëshmitë, paratë e vjedhur në xhami , rreth 500 euro.
Mjetet (parat ) e gjetura janë sekuestruar, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Komunikata e plotë e Policisë:
Me date 16/11/2023 është raportuar për një rast “vjedhje e rëndë”, rasti ka ndodhur në rrugën “Brigada 123” në Suharekë.
Ankuesi i rastit ka raportuar se persona të panjohur, gjatë natës, kanë thyer tre xhama të dritareve dhe dy xhama të derës së hyrjes së xhamisë në adresën e lartpërmendur në Suharekë.
Të njëjtit dyshohej se kanë depërtuar brenda xhamisë dhe nga aty kanë vjedhur një shumë të parave të gatshme, rreth 500 (pesëqind) euro.
Policia i është përgjigjur rastit, hetuesit policor të Stacionit Policor të Suharekës, pas një pune operativo hetimore kanë arrit që të identifikojnë, të lokalizojnë dhe të arrestojnë një person të dyshuar për këtë rast.
Te i dyshuari (A. T. 31 vjeçar nga Shiroka e Suharekës) janë gjet edhe dëshmitë, parat e vjedhur në xhami , rreth 500 euro.
Mjetet (parat ) e gjetura janë sekuestruar, ndërsa i dyshimti me urdhër të prokurorit kujdestar dërgohet në mbajtje për 48 orë.
Ndërkohe kundër të dyshuarit do të ngritët kallëzim penal për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, i cili do të përcillet në Prokurorin themelore ./Arbresh.info/
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?