Fillojnë punimet prapa ish shtëpisë së mallrave “Gërmia”, Rama: Kjo zonë do të rikthehet në një vend rekreativ

14:55 | 16 Nëntor 2023
K.B

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se hapësira publike e cila gjendet prapa ish shtëpisë së mallrave “Gërmia”, shumë shpejt do të marr pamje tjetër.

Rama ka ndarë disa fotografi në Facebook-un e tij, ku shihet se punimet janë duke vazhduar.

Ai shton se kjo zonë do të riktehet në një vend rekreativ,

“Hapësira publike e cila gjendet prapa ish shtëpisë së mallrave “Gërmia”, shpejt do të marr krejt pamje tjetër.
Jemi duke punuar që këtë zonë ta kthejmë në një vend rekreativ, me kalldrëm e gjelbërim për t’i kthyer gjallërinë e bukurinë”, shkruan Rama./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme