Vendosi mesazhe kundër luftës në etiketat e ushqimeve, artistja dënohet me 7 vite

14:43 | 16 Nëntor 2023
E.K

Një aktivist rus kundër luftës është dënuar me shtatë vjet në një koloni penale për zëvendësimin e etiketave të çmimeve të supermarketeve me mesazhe kundër luftës.

Sasha Skochilenko, 33 vjeç, një artist nga Shën Petersburg, ndodhet në paraburgim që nga prilli i vitit të kaluar.

Ajo pranoi se kishte marrë pjesë në aktivizëm menjëherë pas fillimit të luftës.

Avokatët e saj kërkuan lirimin e saj, duke thënë se sëmundjet kronike nga të cilat vuan, nënkuptojnë se ajo rrezikon të vdesë në burg.

Javë pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia, zonja Skochilenko protestoi duke zëvendësuar etiketat e supermarketeve në një supermarket në Shën Petersburg me mesazhe kundër luftës, një akt i vogël i kërkuar nga një kolektiv feminist.

Etiketat zëvendësuese lexojnë: “Forcat ruse kanë shkatërruar 80% të Mariupolit. Për çfarë?” dhe: “Njerëzit që njoh fshihen nga bombat ruse në metro. Asnjë prej tyre nuk është nazist. Ndaloni luftën.”

Zonja Skochilenko i pranoi akuzat.

Në fjalën e saj përmbyllëse, artistja mori një ton sfidues, duke pyetur gjykatën: “Sa pak besim ka prokurori ynë te shteti dhe shoqëria jonë, nëse mendon se shtetësinë dhe sigurinë tonë publike mund ta shkatërrojnë pesë copa të vogla letre?”.

“Thuaj çfarë të duash, gabova, ose më është larë truri”, tha ajo. “Unë do t’i qëndroj mendimit tim dhe të vërtetës sime.”

Skochilenko u dënua për “diskreditim të ushtrisë ruse” sipas ligjeve represive të miratuara në prag të pushtimit./euronews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme