Kombëtarja e Shqipërisë mbërrin në Moldavi, synim i vetëm fitorja

14:42 | 16 Nëntor 2023
D.H

Kombëtarja shqiptare udhëtoi këtë të enjte drejt Kishinjevit, në kuadër të ndeshjes ndaj Moldavisë.

Ndeshja do të luhet të premten e 17 nëntorit në stadiumin ‘Zimbru’.

Skuadra kuqezi është nisur paradite nga aeroporti i Tiranës për të mbërritur në drekë në kryeqytetin moldav, duke u akomoduar menjëherë në hotel.

FSHF, bën me dije se i gjithë grupi gëzon formë shumë të mirë dhe nuk ka probleme fizike për asnjë nga lojtarët.

Kombëtarja do të zhvillojë seancën zyrtare stërvitore në ora 17:00 në stadiumin e ndeshjes, ndërkohë që po sot trajneri Sylvinho do të jetë në konferencën zyrtare për shtypin në stadiumin e ndeshjes në ora 16:15.

Shqipëria do të luajë nesër në mbrëmje me Moldavinë sfidën e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Evropian “Gjermani 2024”,  me fillim nga ora 18:00./ss

Të ngjashme