Bastoni humb derbit ndaj Juventusit dhe Napolit

13:24 | 16 Nëntor 2023
D.H

Alessandro Bastoni iu nënshtruar testeve të specializuara mjekësore pas tërheqjes muskulore që pësoi në grumbullimin me kombëtaren e Italisë.

Përgjigja e analizave nuk ishte pozitive për mbrojtësin e Interit, i cili ka pësuar një dëmtim në pulpë, shkruan Arbresh.info.

Bastoni do të jetë jashtë fushave të gjelbërta për rreth një muaj kjo i bie që ai do të humb dy ndeshjet kryesore në këtë fazë të kampionatit Serie A, ndaj Juventusit dhe Napolit me 26 nëntor dhe 3 dhjetor.

Një lajm negative ky për trajnerin zikaltër Simone Inzaghi, i cili humbet një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit në një fazë vendimtare plot sfida të forta.

Bastoni pritet të rikthehet në dispozicion në mesin e muajit dhjetor.

Ndërsa tek Interi shpresojnë që italiani të rikthehet në fushë me 17 dhjetor ndaj Lazios në “Olimpico”./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme