UEFA tregohet e ‘butë’ për Serbinë

13:10 | 16 Nëntor 2023
D.H

Serbia luan ndeshjen vendimtare për kualifikim në “Euro 2024”, në Leskovc në stadiumin e Duboçicës, ndaj Bullgarisë, me datë 19 nëntor.

Tabela së grupit G i prinë Hungaria me 14 pikë, 13 ka Serbia, teksa Mal i Zi është i treti me tetë pikë dhe ka gjasa për kualifikim.

Serbia me një fitore ndaj Bullgarisë siguron kualifikon për Gjermani.

Teksa kjo ndeshje ka pasur të luhet pa tifozë, pas dënimit që u dha UEFA, serbëve.

UEFA e gjobiti Serbinë për problemet e shkaktuara nga tifozët dhe një sërë dështimesh organizative në ndeshjen kundër Malit të Zi, duke luajtur një ndeshje në shtëpi pa tifozë  dhe me gjobë prej 89500 euro.

Por që pas ankesës së Federatë së Serbisë, Komisioni disiplinor i UEFA-s, u tregua i butë me palën serbe, pasi ata falën pjesërisht këta të fundit.

Tani më kjo ndeshje do të luhet me tifozë, por në tri pjesë të stadiumit do të ketë vetëm fëmijë të moshave nën 14 vjet, teksa vetëm perëndimi do të funksionojë për moshat tjera.

Po ashtu nga 89500 euro dënim, u zbut në 50000 mijë euro./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme