Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi rezolutën e parë që nga shpërthimi i luftës Izrael-Hamas. Rezoluta bën thirrje për “pauza urgjente dhe të zgjatura humanitare” në Gaza, për të trajtuar krizën e përshkallëzuar të civilëve palestinezë gjatë sulmeve ajrore dhe tokësore të Izraelit.
Mbledhja nisi me një minutë heshtje për humbjet e jetëve në Gaza, ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, u shpreh se një fëmijë vritet mesatarisht çdo 10 minuta duke paralajmëruar se askush nuk është i sigurt.
Votimi në këshillin prej 15 anëtarësh ishte 12-0 mes të cilëve edhe Shqipëria, ndërsa Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Rusia abstenuan.
Në shpjegimin e votës së saj, përfaqësuesja e SHBA tha se në këtë rezolutë nuk dënohen krimet e Hamasit.
“Hamasi duhet të ndalojë përdorimin e njerëzve, përfshirë stafin e spitalit dhe pacientët, si mburoja njerëzore. Këto janë akte mizorie dhe frikacake të pamendueshme. Kjo do të thotë gjithashtu se ndërsa Izraeli ushtron të drejtën dhe përgjegjësinë e tij për të mbrojtur popullin e tij nga aktet e terrorit, ai duhet ta bëjë këtë në një mënyrë që të jetë në përputhje me ligjet e luftës. Dua të jem e qartë, Shtetet e Bashkuara nuk duan të shohin luftime në asnjë spital kur njerëz të pafajshëm, të pafuqishëm, të sëmurë përpiqen të marrin kujdes mjekësor.”
Drafti përfundimtar e zbuti tonin nga kërkesa në thirrje për pauza humanitare dhe për lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjithë pengjeve të mbajtura nga Hamasi dhe grupet e tjera.
Ambasadori i Rusisë në OKB, Vassily Nebenzia, deklaroi se pauzat humanitare nuk nënkuptojnë armëpushim.
“Edhe një herë dua të theksoj se pauzat humanitare nuk janë dhe nuk mund të jenë zëvendësim i armëpushimit, madje as një armëpushim. Kjo është vetëm një pauzë e përkohshme pas së cilës aktivitetet ushtarake do të rinovohen me forcë më të madhe. Me fjalë të tjera, infrastruktura civile do të vazhdojë të shkatërrohet dhe do të ketë gjithnjë e më shumë viktima.”
Ndërkaq rezoluta u shoqërua edhe me kundërshtime, teksa ambasadori i Izraelit në OKB, Gilad Erdan, lëshoi një deklaratë duke thënë se rezoluta “është e shkëputur nga realiteti dhe është e pakuptimtë”. Ai kërkoi krijimin e një grupi pune në spitalet në Gazën jugore.
“Qëllimi i Hamasit është të intensifikojë dhe përkeqësojë situatën humanitare në Gaza dhe të shfrytëzojë pikërisht këtë organ për të lidhur duart e Izraelit. Kjo rezolutë nuk kontribuon asgjë në situatën në Gaza. Sjellja e pengjeve në shtëpi është prioriteti kryesor i Izraelit dhe duke parë se një rezolutë e Këshillit të Sigurimit nuk ka asnjë ndikim me terroristët. Izraeli po bën shumë më tepër për mirëqenien e Gazës se OBSH-ja apo ndonjë organ tjetër i OKB-së.”
Rezoluta thekson që të gjitha palët të respektojnë detyrimet e tyre sipas ligjit ndërkombëtar dhe i bën thirrje Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së ta monitorojë rezolutën dhe të raportojë për zbatimin e saj. Kjo është rezoluta e parë e miratuar që nga nisja e konfliktit. Në Tetor, Këshilli i Sigurimit dështoi katër herë për të miratuar rezoluta që kërkonin ose armëpushim ose pauza humanitare./Klan News
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?