Google ADS

Kurti: Buxheti i Kosovës për vitin 2024 do të jetë 3 miliardë e 314 milionë euro  

11:56 | 16 Nëntor 2023
E.G

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se buxheti i Kosovës për vitin 2024 do të jetë 3 miliardë e 314 milionë euro.

Sipas tij, ky do të jetë buxheti i mbrojtjes dhe sigurisë për të cilin thotë se janë ndarë 370 milionë euro, apo 22% më shumë se sa aktualisht, shkruan Arbresh.info.

153 milionë euro për Ministrinë e Mbrojtjes dhe 216 milionë euro për Ministrinë e Punëve të Brendshme, duke thënë se kjo është shuma më e madhe e ndarë ndonjëherë.

“Ushtrisë tonë të cilës ia kemi rritur buxhetit për më shumë se dyfish prej se kemi ardhur në qeverisje dhe numrin e ushtarëve për më shuëm se dy të tretat do të ia shtojmë edhe 600 ushtarë më shumë në vitin 2024”, u shpreh Kurti.

“Kurse policia jonë që ka 850 policë të rinj gjatë qeverisjes tonë, vitin tjetër do t’i ketë edhe 500 rekrutë të tjerë dhe më shumë se sa këtë vit.

Shefi i ekzekutivit thotë se buxheti i 2024 do të jetë prioritet në programin e Qeverisë sa i përket nevojave të qytetarëve për një ekonomi të fortë me më shuëm vende të punës, për shëndetësi gjithpërfshirëse, me shërbime më të mira, arsim të zhvilluar, me cilësi më të lartë e sundim të ligjit, me drejtësi të reformuar.

“ përgjatë gati 32 muajve të mandatit tonë, ekonomisë sonë ju shtuan 60 mijë vende pune, ku gjysma e të punësuarve janë të rinj e të reja nën moshën 25 vjeçare.”

“Vetëm përmes platformës “superpuna” për 8 muaj, që nga funksionalizimi i saj janë punësuar  mbi 7 mijë e 700 të rinj mes moshës 18-25 vjeç, që i bie hiq më pak se 1000 të punësuar në muaj”, tha Kurti.

“Andaj për të vazhduar me nxitjen e punësimit në sektorin privat në buxhetin e vitit të ardhshëm kemi ndarë 29 milionë euro për masat e punësimit.”

Sa i përket sektorit publik, kreu i qeverisë tha se koeficioenti i pagave për vitin 2024 do të jetë 110 euro.

“Do të vazhdojmë të investojmë në renovimin e spitaleve, përmirësimin e shërbimeve dhe blerjen e pajisjeve teknologjike të teknologjisë së fundit ashtu që më të dashurve tanë në momnetet më të vështira të tyre të iu munësohet kujdesi i duhur.”

Buxheti i është shtuar edhe ShSKUK-së, thotë Kurti për 25 % kurse shëndetësinë si sektor në tërësi, janë ndarë mbi 340 milionë euro duke përfshirë edhe grantet për komunat.

“Për ndërtimin e çerdheve, zbatimin e reformave dhe  mbështetjen e të rejave dhe të rinjëve me bursa  së bashku me grantin që iu ndahet komunave, sektorin e arsimit do ta mbështesim me 370 milionë euro apo rreth 40% më shumë se sa në vitin 2023.”, tha Kurti.

Ndërsa, Ministrisë së Drejtësisë i është ndarë 31 % më shumë buxhet.

95 milionë euro janë paraparë për mbështetje ndaj nënave lehona dhe fëmijët nën moshën 16 vjeçare,  nga e cila siç thotë kryeministri Kurti, kanë përfituar mbi 40 mijë gra dhe nëna të reja dhe 373 fëmijë.

Për vitin 2024 janë ndarë 14 milionë euro për banimin social dhe 11 milionë euro për blerjen e objekteve të ambasadave.

Po ashtu janë ndarë 65 milionë euro për bujqësi.

“Do të ketë investime të reja kapitale në infrastrukturë rrugore, hekurudhore, zona të reja ekonomike në diga e rrjete të ujësjellësit dhe kapacitete të reja energjetike e për këtë kemi paraparë një buxhet prej 860 milionë euro.”

Për Ministrinë e Kulturës janë ndarë 58 milionë euro për investime kapitale në sport dhe infrastrukturë.

Për vitin e ardhshëm Kurti thotë se janë ndarë 200 milionë më shumë se sa vitin e parë të mandatit.

“Buxheti i Komunave për vitin 2021 ishte 547 milionë euro, sivjet është 654 milionë euro,  në vitin 2024 ai do të jetë gati 200 milionë më shumë se sa në vitin e parë të qeverisjes sonë ose 742 milionë euro.”, u shpreh ai.

Buxhetit për shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit po i shtohen edhe 1 milionë, thotë Kurti.

“Pra nga 2 në 3 milionë euro për vitin 2024. Kjo mbështetje është më e larta ndonjëherë dhe është më shumë se të gjitha qeveritë paraprake marrë së bashku.”

Tutje, kryeministri Albin Kurti kërkoi nga deputetët që ta mbështesin këtë projektligj.

“Me projekt-buxhetin për vitin 2024 forcojmë mbrojtjen e Republikës, e rrisim sigurinë e qytetarëve dhe e mundësojmë zhvillimin e vendit e mirëqenien e popullit’, përfundoi Kurti. /Arbresh.info/

Të ngjashme