Italia do të përballet me Maqedoninë e Veriut në ndeshjen e vlefshme për fazën kualfikuese për “Euro 2024”.
Ndeshjen e parë, këto dy kombëtare e mbyllen me rezultat 1-1, e zhvilluar në Maqedoninë e Veriut, në stadiumin “National Arena Toshe Proeski”, shkruan Arbresh.info.
Për ndeshjen që do të zhvillohet nesër, sulmuesi maqedonas ka folur në konferencë për media, ku ka thënë se arma e tyre më e fortë është kundërsulmi, ndërsa i ka paralajmëruar italianët të kenë kujdes.
“Është gjithmonë bukur kur luajmë kundër Kombëtareve më të mira. Ndeshjet e ardhshme kundër Italisë dhe Anglisë do të na mundësojnë të kuptojmë se në çfarë niveli jemi.
Nuk kemi presion dhe në ndeshjet e fundit kemi arritur rezultate të shkëlqyera kundër Italisë. Ne do të bëjmë lojën tonë, thjesht duhet të presim mundësitë tona në kundërsulm.
Është normale që ata të kenë më shumë kontrollin e topit dhe të lojës, por ne do të përpiqemi t’i befasojmë”, deklaroi 24-vjeçari i Maqedonisë së Veriut. /Arbresh.info/
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë