Këto janë ngjarjet e paralajmëruara për ditën e sotme:
09:00
Për të gjashtë herë tentohet konstituimi i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla. (Kuvendi i Kosovës, N302)
09:00
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë)
09:30
Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë)
09:30
Instituti për Hulumtime dhe të Drejtat e Njeriut (IHDNj) organizon tryezën e diskutimit me temën “Identifikimi, parandalimi dhe riintegrimi i viktimave të trafikimit”. (Vila “Gërmia”, Prishtinë)
10:00
Kuvendi i Kosovës mban seancën plenare. Në rend dite është shqyrtimi i parë i Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024. (Kuvendi i Kosovës)
10:00 Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Kosovës (KFOS) organizon diskutimin me temën “Vajzat e reja ndërmarrëse në skenën e ‘sturtupeve’ të Kosovës”. (Qendra për Praktikë Narrative, Prishtinë)
10:00
Shoqata e Filozofëve të Kosovës mban konferencën ndërkombëtare për Ditën Botërore të Filozofisë me titull “Filozofia e Lëvizjes”. (Fakulteti Filozofik, UP)
11:00
Kombëtarja e Kosovës U21 zhvillon stërvitje. (Stadiumi “Zahir Pajaziti”, Podujevë)
14:00
Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë (KOMF) bën hapjen e fushatës nacionale vetëdijesuese “Ti je forca”. (Mensa “Ramiz Sadiku”, Prishtinë)
15:00
Kolegji “Tempulli”, në bashkëpunim me AMRKS-në, shënojnë Ditën Botërore e Përkujtimit të Viktimave në Aksidentet në Trafikun Rrugor, me tryezë me temën “Rëndësia e sigurisë në trafik, masave për parandalim të aksidenteve dhe hapat që duhet ndjekur për të kërkuar drejtësi”. (Kolegji “Tempulli”, Arbëri)
18:00
Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDHK) organizon ekspozitën ku do të prezantohet video-instalacioni i Lana Čmajčanin i titulluar “A Change is Gonna Come II”. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, Dardani)
19:15
Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës (MPJD) organizon Forumin Ndërkombëtar “Ulpiana”. Në ceremoninë e hapjes marrin pjesë kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e MPJD-së, Donika Gërvalla. (Kino “Armata”, Prishtinë)
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...
Kruajtja nën sqetull – shenjë paralajmëruese e kancerit ose ...