Presidenti i Partisë Popullore Evropiane (ENP) dhe deputeti i Parlamentit Evropian, Manfred Weber, tha se Serbia pritet të përmbushë rekomandimet nga Raporti i Progresit, mbi të gjitha të zgjidhë marrëdhëniet me Prishtinën dhe të kuptojë se Kosova është shtet.
Për mediumin serb N1, Weber tha se progres-raporti i javës së kaluar, ishte një mesazh i qartë për atë që pritet nga Serbia, veçanërisht në lidhje me Kosovën dhe perspektivës më të gjerë në rajon, për të sqaruar situatën në Kosovë, raporti ndaj Kosovës, transmeton Arbresh.info
“Për këtë çështje presim mesazhe dhe hapa të qarta nga Serbia, për të kuptuar se Kosova është shtet dhe se si e tillë është pranuar nga shumica e vendeve anëtare të BE-së”, tha Weber.
Ai tha se ENP është një parti që mbron zgjerimin që do të sillte stabilitet në Bashkimin Evropian të sotëm dhe se ata e shohin zgjerimin nga një kënd gjeopolitik.
“Ka shumë zhgënjim në Ballkanin Perëndimor. Duhet të them se kjo është edhe për shkak të sjelljes së disa anëtarëve të Bashkimit Evropian. Ne duhet ta kapërcejmë atë, duhet t’i kthehemi mënyrës së vjetër të të menduarit kur ia ofruam Bashkimit Evropian 10 anëtarë pas rënies së Murit të Berlinit dhe kjo ishte e mirë për të gjithë. Kjo mënyrë e të menduarit për zgjerimin tani duhet të zbatohet edhe në Ballkanin Perëndimor, Moldavi, Ukrainë dhe vende të tjera”, shtoi ai.
‘Unë jam më e mirë sesa që e keni meritu’, përplasen me tone...
Nga sot gomat e dimrit të obligueshme
Universitetet shqiptare, të fundit në listat e akreditimi, s...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Ministria e Bujqësisë dhe GIZ Kosova mbajnë sesion informues...
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën...