Dëshmitari Sadik Halitjaha gjatë dëshmisë së tij duke folur për mënyrën e organizimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) tha se luftëtaret në Shtabin e Përgjithshëm nuk kanë qenë të rregullt.
Halitjaha tha se ata më shumë i ka udhëhequr ideali për liri dhe besimi i madh tek udhëheqësi politik, Adem Demaçi, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“Ne më shumë na ka udhëheq, unë më shumë po flas për vete ideali për liri dhe besimi i madh tek udhëheqësi politik Adem Demaçi sesa tek këta luftëtarët që kanë qenë në Shtab të Përgjithshëm që realisht unë nuk mund ta quaj fiktiv se kanë qenë, por nuk kanë qenë të rregullt. Kjo është argumenti im”, tha Halitjaha.
Duke u përgjigjur në pyetjet e avokatit Ben Emmerson, Halitjaha tha se nuk e din sigurt se kur ishte formuar Shërbimi Informativ i Kosovës që ndryshe quhej me shkurtesën “ShIK”.
“Nuk e di kur është formu SHIK-u. Deri sa ka qenë me 12 qershor 200 % i bindur se vetëm ZKZ-ja ka qenë, ma anej se di”, tha Halitjaha.
Halitjaha thotë se me porosinë e Kadri Veselit avokati Emmerson e quajti të shantazhuar
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve