Në kuadër të bashkëpunimit me KFOR-in, sot, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka pritur në takim komandantin e KFOR-it gjeneral major Özkan Ulutaş.
Gjeneral Jashari fillimisht i uroi mirëseardhje gjeneral Ulutaş dhe e uroi për detyrën e KOMKFOR, përcjell Arbresh.info.
Me këtë rast, gjeneral Jashari, informoi Komandantin e KFOR-it, për planet, angazhimet aktuale të FSK-së, dhe planet e zhvillimit në vijim.
Gjeneralët, po ashtu, shkëmbyen diskutime edhe rreth zhvillimeve të sigurisë në vend dhe rajon.
Gjeneral Jashari dhe Gjeneral Ulutaş, konfirmuan gatishmërinë për vazhdim dhe rritje të bashkëpunimit të ndërsjellë në mes të FSK-së dhe KFOR-it, dhe u zotuan që kjo të jetë në funksion të sigurisë dhe paqes në vend dhe me gjerë./Arbresh.info
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...