Google ADS

Guild Eagles debutojnë me humbje

19:15 | 15 Nëntor 2023
D.H

Skuadra e njohur shqiptare ish Bad News Eagles tani më me emrin e ri, Guild Eagles, ka pësuar disfatë në ndeshjen debutuese ndaj Preasy Gaming, në kuadër të turnirit CCT 2023 Online Finals 4, në lojën elektronike CS2.

Ata humbën me rezultat 2-0, me mapa, shkruan Arbresh.info.

Në mapin e zgjedhur nga Preasy, Guild Eagles humbën me rezultat 13-6, me po të njëjtin rezultat humbën edhe në mapin e përygjehur nga vetë Eagles, në Ancient.

Me këtë humbje ata kalojnë në fazën e Lower Bracket, të këtij turniri.

Shqiponjat luajnë ndeshjen e radhës nesër në mëngjes me fillim nga ora 10>00, ndaj ekipës Space.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme